Shërbesa e Nevojave të Veçanta

 

Një numër fëmijësh në Shqipëri kanë aftësi ndryshe, vështirësi në të nxënë dhe nevoja të tjera të veçanta. Ndonjëherë familjet e tyre dhe organizatat shtetërore nuk dinë si të kujdesen siç duhet për ta. OM-i në Shqipëri po punon në një nga tetë qendrat shtetërore për fëmijët dhe adoleshentët me nevoja të veçanta. Së bashku me një kishë lokale, OM-i në Shqipëri po drejton gjithashtu një program të quajtur “Rrëmujë e Ëmbël” që fokusohet në shfaqjen e dashurisë së Zotit ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Vizioni ynë është që shqiptarët që janë lënë mënjanë për shkak të gjendjes fizike apo mendore të dëgjojnë mesazhin e asaj që Jezusi ka bërë për ne, të kenë mundësinë për arsimim dhe terapi dhe të rrethohen nga njerëz që ndajnë dashurinë e Krishtit edhe në mënyra praktike. Kjo shërbesë ofron edhe fizioterapi për persona të ndryshëm në nevojë.