Teenstreet Për Ballkanin Në Shqipëri

 

TeenStreet është një lëvizje globale e dishepullizimit që i ndihmon adoleshentët ta jetojnë jetën e tyre në një marrëdhënie të thellë me Zotin dhe me bashkëbesimtarët. Dishepullizimi në grupe të vogla është thelbësor për ta bërë këtë realitet. Adoleshentët mund të udhëhiqen me anë të shembullit për t’u rritur në të kuptuar dhe në marrëdhënien e tyre me Krishtin.


Në Shqipëri ka mungesë shprese në lidhje me një të ardhme që ia vlen brenda vendit, shoqëruar me ndjenjat e pafuqisë dhe mungesës së qëllimit. Megjithatë, vizioni ynë është që adoleshentët ta shohin të ardhmen me shpresë, duke ecur në qëllimin dhe identitetin e tyre, duke ditur se çfarë mund të arrijë Fryma e Shenjtë nëpërmjet tyre.


Këtu në Shqipëri, ne po vijmë pranë grupeve të vogla duke punuar për të siguruar materiale dishepullizimi, trajnime për drejtuesit, trajnime për drejtuesit në krijimin e grupeve të vogla mes të rinjve të tyre dhe duke organizuar evenimente për të ndihmuar në një dishepullizim më të thellë.