Në shumë qytete ka komunitete Rome dhe Egjiptiane për të cilët shpesh nuk mendohet mirë, kanë vetëbesim shumë të ulët dhe përgjithësisht kanë arsimim të ulët dhe shumë pak mundësi për punë. OM-i në Shqipëri ka punuar me komunitetin Rom dhe Egjiptian për më shumë se 17 vjet, duke u fokusuar në ndarjen e dashurisë së Zotit me familjet nëpërmjet punës me fëmijët dhe të rinjtë, studimeve biblike, vizitave në shtëpi, ndihmës materiale dhe mbështetjes së zhvillimit arsimor.
Meqenëse shumë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian e kanë njohur dashurinë e Jezusit dhe po shkojnë në kishë në qytetin e parë që OM-i e bëri këtë shërbesë, Shërbesa për Romët dhe Egjiptianët tani është zhvendosur në qytetin bregdetar të Vlorës. Në këtë qytet i treti për nga madhësia në Shqipëri, ku nuk punohet shumë mes popullit rom dhe egjiptian, vizioni ynë është të ndajmë dashurinë e Zotit me këtë komunitet të lënë mënjanë dhe që ata të zbulojnë vlerën e tyre, duke u bërë pjesë aktive e kishës lokale dhe duke e ndarë mesazhin e dashurisë së Jezusit me të tjerët.