Meet our global board members

Image
Global Board member Zenet Maramara, from the Philippines, has multiple master’s degrees in journalism, Christian education, divinity, an M.B.A. in Biblical Stewardship and Christian management as well as D.Min. in Transformational Leadership. Zenet serves

Zenaida Maramara

Bordi Global

Zenet Maramara, një grua dinamike nga Filipinet, ka diploma të shumta Master: Në Gazetari, Edukim të Krishterë, Teologji, një Master në Admininstrim Biznes, në Administrim Biblik dhe Menaxhim të Krishterë, si dhe një Doktoraturë në Shërbesën e Udhëheqësisë Transformuese për Qytetin Global nga Universiteti Bakke Graduate në SHBA.

Ajo ka shërbyer si anëtare e bordit të OM-it në Filipine nga 2017-2021 dhe iu bashkua Bordit Global të OM-it në vitin 2018. Përveç punës së saj me OM-in, Zenet shërben si një profesoreshë me kohë të pjesshme në Seminarin Teologjik Aziatik, pasi doli në pension si anëtare me kohë të plotë dhe drejton programin e tyre MBA (Master në Administrim Biznes) dhe Qendrën e Zhvillimit të Udhëheqësve Strategjikë. 

Zenet është presidentja themeluese e Shoqatës së Kujdestarisë së Krishterë Christian Stewardship Association dhe e bordit themelues të Këshillit të Krishterë për Transparencë dhe Llogaridhënie Christian Council for Transparency and Accountability. Ajo është në bordin e Partnerëve Globalë të Besimit, Global Trust Partners, ) një ndarje nga Këshilli Ungjillor për Llogaridhënien  Financiare Evangelical Council for Financial Accountability (ECFA). 

Ajo është bashkëthemeluese dhe kryetare e Të Krishterët në Ruajtje Christians in Conservation, një projekt i lidhur me A Rocha, një OJQ për kujdesin ndaj krijimit. Për dy dekada, ajo ka avancuar mësimin dhe praktikën e një kujdestarie besnike në të gjitha fushat e jetës. Ajo mbron një mënyrë jetese të thjeshtë dhe minimaliste, jo vetëm për të ndihmuar planetin, por edhe për të shijuar botën, e pangarkuar nga kurthet e saj materiale.