I'Ching Chan-Thomas
E lindur në Malajzi, I'Ching fitoi B.A. (Bachelorin e Arteve) në komunikim nga Universiti Sains në Malajzi dhe punoi shumë vite në botën e korporatës përpara se të bashkohej me OM-in në 1999, duke shërbyer në Lindjen e Mesme. Në vitin 2004, ajo mori një Master Arti në Apologjetikën e Krishterë nga Universiteti Biola në SHBA, dhe ajo është një apologjete me përvojë, me një specializim në lidhjen e krishterimit me kontekstin kulturor lindor. Që nga ribashkimi me OM-in në 2015, ajo ka drejtuar zhvillimin global të udhëheqësisë së OM-it dhe është ftuar t’i bashkohet Lëvizjes së Lozanës (Lausanne Movement) si drejtoreshë bashkë-rajonale e Azisë Juglindore. Libri i saj, Jezusi: Shtegu drejt Lulëzimit Njerëzor (Jesus: The Path to Human Flourishing) (Graceworks, 2018), eksploron të përbashkëtat midis ungjillit dhe idealit të Konfucit për lulëzimin njerëzor. I'Ching Chan-Thomas mbikëqyr ndarjen globale të burimeve të OM-it. I'Ching është e martuar me Brajanin (Brian), nga SHBA-ja, dhe ata kanë një djalë adoleshent.