Meet our global board members

Image
Global Board member Rev. Calisto Odede, from Kenya, has travelled to many countries conducting Bible exposition and leadership training, and has been a frequent featured speaker at conferences and mission conventions. He has numerous degrees including a b

Calisto Odede

Bordi Global

Rev. Kalisto Odede (Calisto Odede), nga Kenia, ka udhëtuar në shumë vende duke kryer interpretime të Biblës dhe trajnime drejtuese dhe ka qenë një folës i shpeshtë duke marrë pjesë në konferenca dhe kongrese misionesh. Ai ka diploma të shumta duke përfshirë një diplomë Bachelor në Arsim nga Universiteti Kenyatta (Kenyatta University) në Kenia, një certifikatë pasuniversitare në Studime Biblike nga Universiteti Ndërkombëtar Trinity (Trinity International University) në SHBA dhe një diplomë Master në Edukimin Ndërkulturor nga Universiteti Ndërkombëtar Bethel (Bethel International University) në Singapor. Kalisto ka punuar punuar me studentë të krishterë si në Kenia ashtu dhe ndërkombëtarisht  për 20 vjet. Ai ka qenë pastor për 12 vjet dhe aktualisht është Kryepeshkopi i Shërbesave Krishti është Përgjigja) Christ Is the Answer Ministries (CITAM) – dikur Kisha Pentekostale e Nairobit. Ai është nismëtari dhe drejtoi Konferencën e Misionit (Commission Conference), një konferencë e madhe e misionit të studentëve në Afrikë. Kalisto është i apasionuar pas rizgjimit në kishë dhe mobilizimit të misioneve për të rinjtë. Ai është i martuar me Elizabetën dhe kanë tre djem.