Meet our global board members

Image
Global Board chairperson Mary Lederleitner has a doctorate in Educational Studies from Trinity Evangelical Divinity School, as well as an M. A. in Intercultural Studies from Wheaton College, both in the USA. She has served as an Adjunct Professor in the g

Mary Lederleitner

Bordi Global

Meri Ledërlaitnër (Mary Lederleitner) është Themeluesja dhe Drejtoresha Ekzekutive e Inteligjencës Misionare (Missional Intelligence LLC). Ajo është një studiuese, autore dhe udhëheqëse në fushat e diversitetit, barazisë, përfshirjes dhe zhvillimit organizativ. Ajo ka shkruar Partneritetet Ndërkulturore (Cross-Cultural Partnership), Lundrimi në  Kompleksitetet e Parasë dhe Misionit  (Navigating the Complexities of Money) dhe Gratë në Misionin e Zotit: Pranimi i Ftesës për të Shërbyer dhe Udhëhequr (Women in God’s Mission: Accepting the Invitation to Serve and Lead), i cili fitoi çmimin libri i vitit të Krishtërimit Sot (Christianity Today) në 2020 në kategorinë Misionet / Kisha Globale. Ajo ka një doktoraturë në Studime Arsimore nga Trinity Evangelical Divinity School, si dhe një M. A. (Master Arti) në Studimet Ndërkulturore nga Wheaton College, të dyja në SHBA. Ajo ka shërbyer si profesoreshë me kohë të pjesshme në programet e diplomimit në të dy universitetet. Maria ka punuar me Wycliffe për 20 vjet. Atje, ajo ka drejtuar operacionet e tyre financiare në Azi dhe programin e tyre global të auditimit të brendshëm. Ajo gjithashtu ka shërbyer si konsulente në skuadrën ekzekutive të  Aleancës Globale Wycliffe (Wycliffe Global Alliance). Meri dhe burri i saj Xhon (John) tani jetojnë në Illinois, SHBA.

Written by Mary Lederleitner