Image
Global Leadership Team member Katherine Porter lives in Australia and leads OM’s Organisational Development team which is responsible for training, leadership development, spiritual formation and boards across OM.

Katherine Porter

DREJTORESHË NDËRKOMBËTARE E ASOCIUAR, ZHVILLIMI ORGANIZATIV

Katerina Porter (Katherine Porter) u rrit në Mbretërinë e Bashkuar, por ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj në moshë të rritur në Evropën Lindore dhe Rusi, ku ka shërbyer me OM-in në role të ndryshme. Ajo tani jeton në Australi dhe drejton skuadrën e Zhvillimit Organizativ të OM-it, e cila është përgjegjëse për trajnimin, zhvillimin e udhëheqjes, formimin frymëror dhe bordet në të gjithë  OM-in. Në këtë rol Katerina inkurajohet të shohë njerëzit të zhvillohen, si dhe të shqyrtojë në mënyrë kritike se si t’i bëjë gjërat në mënyrë më efektive. Ajo ka studiuar Letërsi Angleze në Kembrixh (Cambridge) dhe ende i pëlqen të lexojë, të takohet me njerëz, shëtitjet e gjata dhe kafja e mrekullueshme. Katerina u takua me burrin e saj australian, Llojd (Lloyd), ndërsa punonte në Siberi dhe tani ata kanë dy vajza të rritura. Ajo është e magjepsur nga kompleksitetet e pafundme të përmbushjes së misionit tonë si dhe të kujdesit dhe zhvillimit të njerëzve që i janë besuar përkujdesjes sonë.