HISTORIA JONË

Kur studenti i kolegjit Xhorxh Vëruër (George Verwer) dhe dy miqtë e tij udhëtuan për në Meksikë për të ndarë dashurinë e Krishtit në vitin 1957, reagimi ishte impresionues.

Më pas, të rinjtë hapën atje një librari të krishterë dhe filluan transmetimet e krishtera në radio. Ndërsa miqtë e tij e zgjeruan shtrirjen e tyre në Evropë, ata shpallën të vërtetën e madhe se Perëndia përdor njerëzit e Tij për të arritur kombet. Të krishterët u ngritën në përgjigje dhe kështu lindi OM-i.

 


 

1955

Djali i zonjës Klep (Clapp) i dha Ungjillin e Gjonit një prej studentëve, i cili më vonë ia dha jetën Zotit në një takim të Billi Grahamit (Billy Graham). Ai i ri ishte Xhorxh Vëruër, themeluesi dhe Drejtori Ndërkombëtar i Operacion Mobilizimit. Në kolegj, Xhorxhi dhe dy miqtë e tij takoheshin rregullisht për t’u lutur. Ata ndjenë barrën e nevojave frymërore të Meksikës.

 

Literature is distributed from a van in 1960 Spain

 

1957

Të tre miqtë shitën disa nga zotërimet e tyre për të siguruar para dhe hoqën dorë nga pushimet verore për të shpërrndarë Ungjij dhe literaturë tjetër të krishterë në Meksikë. Miqtë u kthyen në Meksikë verën tjetër dhe tjetrën.

1960

Kur u diplomuan, Xhorxhi dhe miqtë e tij udhëtuan për në Evropë. Filluan punën në Spanjë, duke ndarë Ungjillin dhe duke shpërndarë literaturë. Por detyra për të arritur të gjithë Evropën dukej tepër e madhe. Xhorxhi dhe skuadra e tij e vogël e kuptuan se plani i Perëndisë ishte të mobilizonte Kishën e Tij për të arritur kombet. Teksa filluan të ndajnë vizionin e tyre, qindra të krishterë u përgjigjën. Kështu lindi një lëvizje e quajtur Dërgo Dritën (Send the Light)

 

OM team in the late 1960s

 

1963

2.000 të krishterë iu bashkuan skuadrave të fushatave verore në Evropë. Në të njëjtën kohë, skuadrat u zhvendosën në nën-kontinentin Indian dhe në botën myslimane. Angazhimi i tyre ishte të arrinin ata që nuk e kishin dëgjuar kurrë Ungjillin.

1970-1977

Shërbesa filloi të përhapet në të gjithë globin nëpërmjet anijes Logos në 1970 dhe anijes Doulos në 1977.

 

Chinese officials onboard Logos in Shanghai

 

1981

Dërgo Dritën (Send the Light) zyrtarisht e ndryshi emrin në Operacion Mobilizim (Operation Mobilisation).

2007

OM feston 50 vjetorin!

 


 

Përgjatë dekadave, përkushtimi ynë ndaj atyre që nuk e njohin dashurinë e Zotit është transmetuar në një mori mënyrash për të ndarë dashurinë e Zotit – që nga shërbesat që u shërbejnë refugjatëve dhe të pambrojturve, te evenimentet ndërkombëtare rinore dhe programet e e krishtera të artit, te një anije që udhëton nëpër botë  për të ndarë dashurinë e Tij dhe për t’u shërbyer komuniteteve në nevojë. Ne përpiqemi të ndriçojmë në mënyrë krijuese dritën e Krishtit në gjithçka që themi dhe bëjmë, në mënyrë që dashuria e Tij të arrijë në skajet më të largëta të botës.

UDHËHEQJA JONË 

NJË SHEMBULL FRYMËZUES

Drejtimi i suksesshëm i një organizate shumëkombëshe me një vizion të jashtëzakonshëm kërkon drejtues të përkushtuar ndaj përsosmërisë, risisë dhe udhëheqjes shërbyese. OM-i është bekuar me një skuadër të përkushtuar drejtuesish dhe anëtarësh të bordit që shfaqin këto cilësi.

TAKONI DREJTUESIT