SahelI

Njerëzit në Sahel kanë nevojë të marrin lajmin e mirë, se kush është Jezusi dhe çfarë ka bërë Ai për ne.

Saheli është vendi i grupimit më të dendur të grupeve të njerëzve në Afrikë që nuk e kanë dëgjuar lajmin e mirë, se kush është Jezusi dhe çfarë ka bërë Ai për ne. Njerëzit që jetojnë në këtë brez toke prej 5.000 kilometrash përballen me shumë vështirësi, duke përfshirë dhunën nga grupet ekstremiste, thatësirën e vazhdueshme dhe pasigurinë ekonomike.

 

Ndarja e dashurisë në Sahel

Nëpërmjet Jezusit, Saheli ka shpresë. Me fuqinë e Frymës së Shenjtë, ndjekësit e Krishtit po pajisin dhe po dërgojnë skuadra besimtarësh të së njëjtës kulturë dhe të kulturave të afërta  për të bërë dishepuj në Sahel. Ka shumë mundësi për të ndarë edhe praktikisht dashurinë e Jezusit dhe për të nxitur begatinë e njerëzve nëpërmjet programeve të ndihmës dhe zhvillimit.

 

Ndjekësit e Jezusit në Sahel

Shumë pak ndjekës të Jezusit jetojnë në Sahel; në të vërtetë, në rajonet lindore, të krishterët përbëjnë më pak se 4% të popullsisë vendase. Të qenit mysliman përcakton stilin e jetes dhe identitetin e shumë njerëzve në Sahel dhe mesazhi i ungjillit përballet me presionin nga autoritetet kulturore dhe politike.

Remote video URL
Pray for the Nations - Sahel (2.54)
portrait of woman laughing

MËNYRA PËR T’U LUTUR PËR SAHELin

Mblidhni një grup bashkëbesimtarësh në Krishtin ose lutuni vetë për ata që nuk e njohin ende dashurinë e Perëndisë.

 

SHTIMI I LUTJEVE

Lutuni që më shumë ndjekës të Jezusit në mbarë botën të luten për Sahel-in.


ÇFARË MUND TË BËJMË NE

Lutuni që Perëndia të na tregojë ne gjithashtu se si mund t'i bashkohemi punës së Tij në këtë vend.


MBËSHTETJE PËR NDJEKËT E JEZUSIT

Lutuni që të krishterët e dërguar nga e gjithë Afrika për të arritur popujt e Sahelit do të mbulohen me mbështetje, si në lutje ashtu edhe në fonde.


FUQI  E PLOTË

Lutuni që përgjigja e të krishterëve ndaj krizave të vazhdueshme humanitare të jetë e përqendruar tek ungjilli dhe e fuqizuar nga Fryma e Shenjtë.

"Kur ai [Jezusi] pa turmat, pati dhembshuri për to, sepse ishin të lodhur dhe të shpërndarë, si delet pa bari."

MATEU 9:36