Njerëzit në Gadishullin Arabik po shohin shembuj të gjallë të dashurisë së Krishtit te fqinjët dhe miqtë e tyre të paktë të krishterë.
Gadishulli Arabik (GA) përbëhet nga kombet midis Detit të Kuq dhe Gjirit Persik: Arabia Saudite, Kuvajti, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Omani dhe Jemeni. Në total, ka më shumë se 60 milionë njerëz që jetojnë në GA. Më shumë se 30 milionë nga këta njerëz janë arabë, megjithëse emigrantët përbëjnë më shumë se 88% të popullsisë në disa vende, përfshirë Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ndarja e Dashurisë në Gadishullin Arabik
Pavarësisht rrethanave të vështira, kisha po rritet në GA. Pothuajse 65% e arabëve në GA janë nën moshën 30 vjeç dhe shumë prej tyre janë të hapur për të dëgjuar lajmin e mirë të shpëtimit dhe pajtimit me Atin tonë Qiellor, veçanërisht nëpërmjet burimeve të krishtera në internet. Personalisht, ndjekësit e Jezusit po e tregojnë me jetën e e tyre gjithashtu, dashurinë e Krishtit për fqinjët e tyre myslimanë në GA përmes miqësive dhe marrëdhënieve në vendin e punës.
Njekësit e Jezusit në Gadishullin Arabik
Është raportuar se ka vetëm rreth 500 deri në 1.000 ndjekës të Jezusit midis grupeve të njerëzve të GA. Të shpërndarë nëpër qytete dhe fshatra, ata pak besimtarë të krishterë kanë frikë të takohen së bashku për shkak të persekutimit. Kontrolli social dhe presioni familjar për të qëndruar brenda kulturës dhe fesë islame, si dhe mësimet në shkolla dhe nga xhamitë, pengojnë përhapjen e mesazhit të dashurisë dhe shpresës së Jezusit. Ateizmi dhe New Age janë gjithashtu sisteme besimi në rritje në këtë zonë, pasi më shumë njerëz zhgënjehen me islamin.
MËNYRA PËR TË LUTUR PËR GADISHULIN ARABIK
Mblidhni një grup bashkëbesimtarësh në Krishtin ose lutuni vetë për ata që nuk e njohin ende dashurinë e Perëndisë.
ZBULESA TË VEÇANTA
Lutuni që myslimanët në GA të marrin vizione dhe zbulesa të Zotit Jezu Krisht kur luten në xhami dhe vende të tjera.
FAMILJE TË HAPURA
Lutuni që familje të tëra do të jenë të hapura ndaj mesazhit të Jezusit, që të mund të udhëtojnë në besim së bashku.
VESHË TË HAPUR
Lutuni që njerëzit e GA do të jenë të hapur për biseda frymërore me ndjekësit e Jezusit në vendin e tyre të punës dhe në komunitetet e tyre.
BURIME TË FUQISHME
Lutuni që myslimanët në GA të angazhohen me burime të mira në internet që do t’i udhëheqin ata drejt njohurive për Jezusin dhe përfundimisht do t’i lidhin ata me ndjekësit e Jezusit në zonat e tyre lokale.
ÇFARË MUND TË BËJMË
Lutuni që Perëndia t’ju tregojë ju, dhe besimtarëve të tjerë anembanë botës, se si Ai dëshiron t’ju përdorë për të qenë pjesë e asaj që Ai po bën në GA.