George Verwer

1938-2023

Themeluesi i OM-it, Xhorxh Vëruër (George Verwer), ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare. Ne falënderojmë për jetën e tij radikale të përkushtuar ndaj ndarjes së dashurisë së Zotit në mbarë botën.

Give in Memory of George Verwer

Xhorxh Vëruër (George Verwer) lindi në Nju Xhersi (New Jersey), SHBA, në vitin 1938. Kur ishte 14 vjeç, një grua e quajtur Dorotea Klep (Dorothea Clapp) i dha një kopje të Ungjillit të Gjonit. Zonja Klep (Clapp) u lut për 18 vjet që studentët në shkollën e Xhorxhit të bëheshin ndjekës të pasionuar të Jezusit dhe ta çonin mesazhin e Tij deri në skajet e tokës. Tre vjet më vonë, Xhorxhi ndoqi një takim të Billi Grahamit (Billy Graham) në qytetin e Nju Jorkut, ku ai bëri një përkushtim personal ndaj Krishtit. E gjithë jeta e tij ndryshoi. 
I frymëzuar nga urdhërimi i Jezuit për të bërë dishepuj, Xhorxhi filloi të ndante besimin e tij me studentët e tjerë. Brenda një viti, dyqind veta kishin zgjedhur të ndiqnin Krishtin. Në kolegjin në Tenesi (Tennessee) Xhorxhi ndjeu barrën për ata që nuk mund të kishin një Bibël dhe në vitin 1957, ai dhe dy shokë shitën disa nga zotërimet e tyre për të financuar një udhëtim në Meksikë; duke marrë me vete 20.000 fletushka në gjuhën spanjolle dhe 10.000 broshura të Ungjillit. Udhëtimi çoi në shumë të tjerë dhe ndezi flakën e bindjes së Xhorxhit për të ndarë Fjalën e Perëndisë me ata që nuk e kishin dëgjuar kurrë.

Kur shkoi në Institutin e Biblës Mudi (Moody) në Çikago, Ilinois, George ishte i sigurt për thirrjen e Perëndisë në jetën e tij. Ai hapi një shteg për misionin botëror, duke motivuar të tjerët në netët e lutjes dhe duke planifikuar sipërmarrje të mëtejshme të shpërndarjes së literaturës. Pikërisht në Moody, Xhorxhi u takua me Drena Nekt (Drena Knecht), e cila do të bëhej gruaja e tij.

Në vitin 1960, Xhorxhi dhe Drena u martuan. Ata i dhanë përparësi shërbimit ndaj Zotit dhe shitën disa nga dhuratat e tyre të dasmës për të financuar një fushatë gjashtëmujore në Meksiko Siti (Mexico City) përpara se të transferoheshin në Spanjë, ku krijuan atë që do të bëhej puna e OM-it atje. Ndërsa ishte në Evropë, Xhorxhi kontrabandoi Bibla në vendet nën kontrollin  komunist, por pasi u arrestua dhe u dëbua, ai kaloi kohë për të reflektuar. Gjatë një kohe lutjeje private në Vjenë, Austri, Xhorxhi u ngjit në një pemë dhe pa një grup të rinjsh duke hipur në një autobus. Në atë moment, emri Operacion Mobilizim lindi në mendjen e tij, me idenë për të mobilizuar ‘autobusët e mbushur’me të rinj për në mision.

Nën udhëheqjen energjike të Xhorxhit dhe të nxitur nga pasioni i besimtarëve nga shumë kombe, për të arritur ata që nuk e kishin dëgjuar kurrë Lajmin e Mirë, OM-i u zgjerua në vitet ‘60, ‘70 dhe ‘80: së pari, në të gjithë Evropën dhe në Lindjen e Mesme, pastaj me vullnetarë që u bënë ekuipazhi i anijeve që lundronin në oqean. Logos, e para nga pesë anijet, u lëshua në vitin 1971 dhe që atëherë më shumë se 49 milionë njerëz kanë vizituar panairet e librit në bord, me mbi 70 milionë pjesë të Shkrimit të Shenjtë të shpërndara gjatë thirrjeve portuale në 151 vende.

Pasi jetuan dhe themeluan shërbesën për një kohë në Indi, Xhorxhi dhe Drena, së bashku me tre fëmijët e tyre u vendosën në Londër, Angli, ku Xhorxhi vazhdoi të theksonte dishepullizimin radikal brenda OM-it dhe u fokusua në qëndrueshmërinë e shërbesës.
Xhorxhi drejtoi OM-in deri në 2003, më pas u përqendrua në projekte të veçanta, duke udhëtuar dhe duke folur për misionin global në mijëra takime në mbarë botën. Stili e tij autentik i jetës dhe zelli për përhapjen e ungjillit ka motivuar individë dhe kisha të panumërta në përfshirje më të qëllimshme në mision.

I parë rrallë pa xhaketën e tij me hartën së botës ose globin e fryrë, Xhorxhi gjithmonë lutej për kombet dhe çështjet aktuale. Ai merrte energji duke inkurajuar të tjerët dhe duke mbajtur kontakte me mijëra miq dhe partnerë të shërbesës përmes letrave, e-mail-eve dhe telefonatave. Xhorxhi shkroi disa libra, duke përfshirë: Revolucioni i Dashurisë (Revolution of Love), Jashtë Zonës së Rehatisë (Out of the Comfort Zone), Messiology dhe Rrëfimet e një Perfeksionisti Toksik (Confessions of a Toxic Perfectionist).

Remote video URL
Memories of George Verwer

Many people have paid tribute to George and attempted to sum up the huge impact he had on world mission over sixty five years. In this short video, some people who knew him well reflect on the man and his legacy.